FOTO/ U gjet laborator droge në shtëpinë e tij, Viktor Çervanaku drejtor te OST me rrogë 2 mln lekë

FOTO/ U gjet laborator droge në shtëpinë e tij, Viktor Çervanaku drejtor te OST me rrogë 2 mln lekë

20:52, 24/11/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga laboratori i kokainës që u zbulua këtë të enjte në fshatin Frakull i Madh në Fier. 

Kokaina përpunohej në një shtëpi e cila rezulton e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervanaku. 

Zyrtari i PS mësohet se nuk banonte në këtë shtëpi. 

Syri.net ka mësuar se Çervanaku është i punësuar në shtet dhe jeton në Tiranë. 

Ai është i punësuar te Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe mban detyrën e drejtorit të administratës, me pagë mbi 2 milionë lekë në muaj. 

Image

Reagimi i tij i parë për mediat ka qenë mohues për akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria. 

Viktor Çervanaku ka thënë se nuk jeton në shtëpinë e vjetër në Frakull dhe nuk e di se çfarë ndodh te shtëpia e tij.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco