Gjirokastër, prurjet bllokojnë disa akse rrugore, mungesë energjie në fshatra

Gjirokastër, prurjet bllokojnë disa akse rrugore, mungesë energjie në fshatra

09:23, 21/11/2022
A+ Aa A-

Koha e keqe në 8 orët e fundit ka krijuar probleme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” në Ballaban, në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe në aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Në të gjitha këto akse, në 8 orët e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan në kohë nga ARSH, Rajoni jugor.

Ndërkohë koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë administrative Luftinjë,  bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër - bashkia Përmet, Zagorie - bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm - bashkia Dropull, Odrie - bashkia Gjirokastër.

Po punohet me intensitet për pastrim të gurëve të përrenjve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe në të gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco