Babi nuk vij dot, më fal por duhet të punoj, shihemi në dhjetor', misteri i vdekjes së shqiptarit në kantierin në Itali, dyshohet se...

Babi nuk vij dot, më fal por duhet të punoj, shihemi në dhjetor', misteri i vdekjes së shqiptarit në kantierin në Itali, dyshohet se...

18:47, 18/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident fatal në punë, që mund të fshehë diçka tjetër, kështu shkruajnë mediat italiane lidhur me vdekjen e 38-vjeçarit shqiptar nga Durrësi, Bektash Mesja në komunën Montecatini Valdicecina , në Pizza.

Trupi i pa jetë i 38-vjeçarit shqiptar u gjet në katin e parë të një vile të sapo rinovuar në Mocajo dhe fillimisht u raportua se ai kishte rënë nga lartësia, pasi ishte rrëzuar nga shkallët e banesës ku po punonte, megjithëse kjo është një nga pistat pasi ka ende shumë pikëpyetje.

Ngjarja ende nuk duket aspak e qartë për hetuesit, pasi mbetet ende për t'u përcaktuar se ku ka ndodhur vdekja në të vërtetë, nëse ka ndodhur në ndërtesën që po kryheshin punimet që tashmë kanë përfunduar, apo në kantierin e ndërtimit 100 metra larg saj, ku punohet rinovimi në fasadën e një shtëpie të vjetër e ku është gjetur një veshje e gjakosur e viktimës.

Një prej pistave që po hetohet është që trupi është transportuar deri në vendin ku është gjetur. Hetuesit kanë gjetur makinën e shqiptarit dhe janë ende duke e ekzaminuar. Konkretisht, po kërkojnë gjurmë gjaku të njerëzve të tjerë që mund të kenë përdorur automjetin për ta sjellë në kishën e vogël në pronën e quajtur Mocajo.

Kantieri ku po kryheshin punimet ndodhet në një tjetër vend dhe atje gjendet edhe skela në të cilën 38-vjeçari shqiptar punonte, por trupi i tij nuk u gjet në këtë kantier, po thuhet se është transportuar.

Hetuesit po ndjekin çdo pistë të mundshme, përveç aksidentit në punë. Në pritje të gjetjeve mjeko-ligjore dhe pasqyrës së plotë të gjetjeve.

"Babi nuk mund të vij, më fal por duhet të punoj. Shihemi në dhjetor kur të kthehem", këto janë fjalët që 38-vjeçari shqiptar i ka thënë të atit ditën kur ai humbi jetën.

Babai 67-vjeçar, me zemër të thyer, por me shpirt të fortë dhe dhimbje të përmbajtur sikurse e përshkruajnë mediat italiane tregon se si e mori vesh vdekjen e djalit të tij.

“Do kthehesha në Shqipëri,  më thanë se djali ishte i sëmurë, shkuam ta kërkonim në spitalin Cecina, isha ne Santa Croce sull'Arno ku jeton një tjetër djali i imi dhe ku jetoja edhe unë, na thanë se ishte e rëndë, por nuk e besonim se kishte vdekur”, tha babai i 38-vjeçarit.

 “Pse ka vdekur para meje? Jam unë që duhet të kisha vdekur, jo ai. Është djali im dhe i vogël. Dhe unë mendoj për nipin tim të vogël në Shqipëri, ai është vetëm 11 vjeç.”

“Kam ardhur në Itali para më shumë se 20 vjetësh me një gomone, nuk kisha para, por arrita të gjeja punë si piktor. Tani Unë jam në pension. Duhet të isha kthyer në Shqipëri, në Durrës, te gruaja ime. Nuk e di se si do t'i tregojmë se çfarë ka ndodhur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco