FOTO+EMRI/ Abuzoi me minorenen, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

FOTO+EMRI/ Abuzoi me minorenen, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

17:07, 16/11/2022
A+ Aa A-

Një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht në Tiranë

Rasti është denoncuar nga prindërit e vajzës 12-vjeçare, të cilët kanë akuzuar një 55-vjeçar për ngjarjen. 

Pasi rasti u bë publik në media, reagoi edhe Policia e Tiranës. 

Në prangat e policisë është vënë Astrit Terolli i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.  

Image

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur", thuhet në njoftimin e policisë. 

Përdhunimi i vajzës 12-vjeçare është vërtetuar edhe nga ekzaminimi mjekësor në spital. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco