Furnizonin gjithë Italinë me kokainë e marijuanë, shpërbëhet banda e drogës e përbërë nga shqiptarë e rumunë

Furnizonin gjithë Italinë me kokainë e marijuanë, shpërbëhet banda e drogës e përbërë nga shqiptarë e rumunë

16:52, 16/11/2022
A+ Aa A-

Autoritetet italiane në qytetin e Firences në Itali kanë vënë në pranga 10 persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa raportohet se 8 nga këta persona përfunduan në burg, ndërsa 2 në arrest shtëpie.

Raportohet se organizata kriminale që kishte bazën e saj në Prato kishte dërguar sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Firences për t’i shitur më pas në gjithë vendin, ndërsa pas hetimeve rezultoi se anëtarët janë të kombësive shqiptare, rumune e afrikane.

Pas hetimeve të imtësishme të nisura që në periudhën e pandemisë së COVID-19 janë sekuestruar në total mbi 4.5 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë , 110 kilogramë hashash, shifra prej 32 885 eurosh, 3 automjete dhe 32 celularë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco