Arrestimi/ Klodian Zoto i pagoi edhe udhëtimet jashtë vendit zyrtarit të FSHF

Arrestimi/ Klodian Zoto i pagoi edhe udhëtimet jashtë vendit zyrtarit të FSHF

14:35, 16/11/2022
A+ Aa A-

Mes personave të vënë në pranga, nga 11 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK është edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Dervishaj ka udhëtuar drejt Italisë për të parë ndeshje me financime të Klodian Zotos. Ky i fundit i ka paguar udhëtimet, biletat e avionit, qëndrimet në hotel dhe biletat për ndeshjen.

SPAK tha: “Shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milionë) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.

Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadiume në Itali”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco