Inceneratori i Fierit/ SPAK lëshon 11 urdhër-arreste, 5 të prangosur

Inceneratori i Fierit/ SPAK lëshon 11 urdhër-arreste, 5 të prangosur

11:01, 16/11/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka lëshuar 11 urdhër-arreste për dosjen e inceneratorëve. Sipas SYRI TV, bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit.

Deri tani raportohet se 5 persona janë arrestuar. 5 prej personave në kërkim aktualisht ndodhen jashtë vendit.

Ndërkohë, një person tjetër është në kërkim brenda vendit.

Operacioni është duke u kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja.

Operacioni është në vijim e sipër dhe janë duke u kontrolluar disa banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco