‘Konflikti me kryebashkiakun e Divjakës, pas dëshmisë në SPAK’

‘Konflikti me kryebashkiakun e Divjakës, pas dëshmisë në SPAK’

09:47, 16/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e plagosjes me thikë të kreut të Bashkisë së Divjakës dhe shoferit të tij, ngjarje e regjistruar mëngjesin e së premtes së shkuar. Orgest Xhelili do të qëndrojë në burg pa afat deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa ka pranuar krimin para hetuesve.

Ndaj tij janë ngritur tri akuza nga ana e Prokurorisë, e cila akuzon midis të tjerash edhe për “Vrasje të funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, krahas “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë për shoferin, Gazmend Bullari.

“Mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 694, të vitit 2022, për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publike”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/a e 22 të Kodit Penal, për episodin e goditjes së shtetasit Fredi Kokoneshi, veprën penale të “Vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal, për episodin e goditjes së shtetasit Gazmir Bullari, dhe veprën penale të “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa 46-vjeçari ka pranuar ngjarjen dhe ka sqaruar edhe arsyet që e kanë çuar në ndërmarrjen e aktit të rëndë, organi i Prokurorisë thotë se hetimet për këtë rast janë në fazën fillestare.

“Në lidhje me faktin penal të mësipërm, hetimet janë në fazën fillestare të tyre dhe se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje po kryhen verifikime në drejtim të dinamikës së ndodhjes së ngjarjes, motiveve, administrimin dhe këqyrjen e provave materiale, marrjen e deklarimeve nga persona që kanë dijeni mbi ngjarjen dhe kryqëzimin e tyre me njëra-tjetrën dhe me provat në tërësi, me qëllim hetimin objektiv të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Avokati mbrojtës i Orgest Xhelilit tha se ngjarja për të cilën akuzohet klienti i tij, ka ndodhur për arsye banale, por tha se konfliktet sipas tij nuk lidhen me çështjen e punësimit, por për një dëshmi e dhënë nga ish-punonjësi i IT-së në lidhje me një tender të zhvilluar nga Bashkia e Divjakës.

Avokati la të kuptohet se shkak për plagosjen me thikë mund të ketë qenë dëshmia e dhënë nga Gamzend Bullari para hetuesve të Prokurorisë Speciale.

“Nuk ka motive. Fakti është i pranuar dhe nuk ka diskutim. Nuk ka motive që lidhen me detyrën. Pra nuk kanë lidhje për funksionin e tij. Nga ana e SPAK po hetohet një rast i korrupsionit për tenderët publike. Është thirrur si person që ka dijeni në lidhje me ngjarjen. Nëse do kishte pasur inate personale, siç ishte ajo për largimin për punën që normal kryebashkiaku nuk ka mekanizëm që ta largojë”, tha njëri prej avokatëve.

Dy avokatët mbrojtës akuzuan Policinë Bashkiake se ka ushtruar dhunë nga 46-vjeçarit, duke i shkaktuar një çarje në pjesën e fytyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco