Irlandë/ U gjet kokainë me vlerë mbi 1 milionë euro, arrestohet i riu shqiptar

Irlandë/ U gjet kokainë me vlerë mbi 1 milionë euro, arrestohet i riu shqiptar

19:18, 14/11/2022
A+ Aa A-

Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, me një vlerë rreth 1.12 milionë euro është sekuestruar në qytetin Drogheda, Irlandë. Policia ka arrestuar një shqiptar, rreth të 30-tave, i cili besohet se posedonte lëndën narkotike.

Mediat britanike shkruajnë se droga i përkiste një bande të Dublinit perëndimor, e cila kishte lidhje dhe në Drogheda. Lënda narkotike u zbulua nga oficerë të Njësisë së Divizionit të Drogës me bazë në stacionin lokal të Gardës.

Lënda narkotike u gjet në një makinë në zonën Tullyallen të Drogheda pak pas orës 13:00 të së shtunës. Burri rreth të 30-ave u arrestua në vendngjarje dhe u mor në pyetje në stacionin Drogheda.

Ai tashmë ndodhet në paraburgim, ku do të qëndroje për 7 ditë deri në pritje të vendimit të Gjykatës. Autoritetet thanë se droga e sekuestruar do të dërgohet për analiza, ndërsa hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco