Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Vrasja e Salliut dhe Lames, avokatët e të pandehurve kërkojnë shpalljen e pavlefshme të dëshmive të Luftar Reçit

Vrasja e Salliut dhe Lames, avokatët e të pandehurve kërkojnë shpalljen e pavlefshme të dëshmive të Luftar Reçit

12:02, 14/11/2022
A+ Aa A-

Gjatë seancës së kësaj të hënë, ndaj 6 të pandehurve të akuzuar për vrasjet e Klodian Salliut dhe Vajdin Lames, ngjarje te ndodhura më vitin 2005, avokatët mbrojtës kanë kërkuar të quhet i pavlershëm ekspertimi mjeko-ligjor ndaj dëshmitarit te drejtësisë Luftar Reçi.

Sipas avokatëve Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme. Në aktekspetimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si prove nga prokuroria.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Harajdinaj, është tërhequr për vendim, ku pritet që te shprehen lidhur me kërkesën e avokateve mbrojtës.

Te pandehur për dy vrasjet e bujshme te vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Imdrit Tallau e Indrit Rusi.

Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartpërmendur do përballen me akuzat e vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal.

Ata u vunë nën akuzë pas dëshmisë së Luftar Reçit, pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco