Tensione në kanalin e La Manshit, emigrantët shqiptarë sulmojnë me gurë policinë franceze

19:19, 12/11/2022
A+ Aa A-

Një grup emigrantësh shqiptarë janë përplasur me policinë franceze.

Emigrantët hodhën gurë ndaj policisë franceze të zemëruar pasi oficerët prenë dhe shfrynë gomonet që po përgatiteshin për kalimet e Kanalit Anglez këtë mëngjes.

Grupi u përlesh me policinë në fshatin Gravelines pranë Dunkirkut pasi qindra emigrantë u nisën drejt zonës të premten.

Oficerët publikë nga CRS franceze – rezerva e përgjithshme e Policisë Kombëtare Franceze dëmtuan të paktën dy nga gomonet e emigrantëve përpara se të niseshin, shkruan Daily Mail teksa citon GB News.

Të frustruar, emigrantët filluan të gjuanin gurë dhe degë pemësh mbi oficerët.

Përplasja është rezultat i një pranie të re policore në të gjithë bregun francez midis Dunkirk dhe Calais, përpara një njoftimi të pritshëm për një marrëveshje të re të sigurisë së kanalit midis MB dhe Francës.

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord të paguajë 60 milionë funte shtesë për të ndihmuar autoritetet të forcojnë praninë e sigurisë përgjatë bregdetit francez.

Një numër i madh varkash të vogla pritej të niseshin këtë fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco