Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

‘Trafik ndërkombëtar droge nga Rinasi’, arrestohen në Tiranë 2 vëllezërit turq

‘Trafik ndërkombëtar droge nga Rinasi’, arrestohen në Tiranë 2 vëllezërit turq

14:12, 12/11/2022
A+ Aa A-

Shtetasit me iniciale U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, janë arrestuar pasi akuzohen për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 2 shtetas turq (vëllezër), si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

- U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco