Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

VIDEO/ Makina përplas kalimtaren në Fier, 61 vjeçarja dërgohet në spital

13:50, 11/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Apolonia”  pranë vendit të quajtur “Zogu i zi” në qytetin Fier.

Sipas burimeve për SYRI-n, ka qënë një automjet tip ‘Benz’ që ka përplasur një grua 61 vjeçe e cila ka qënë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrullë policie dhe ambulance pasi është njoftuar urgjenca.

Gruaja është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.  

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në vendin e quajtur "Zogu i Zi", Fier, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin F. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Fier, ka aksidentuar shtetasen M. G., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco