‘Në pranga 6 të rinj shqiptar’/ Shkatërrohet bandën e trafikantëve të drogës në Gjermani

‘Në pranga 6 të rinj shqiptar’/ Shkatërrohet bandën e trafikantëve të drogës në Gjermani

12:48, 11/11/2022
A+ Aa A-

Në prangat e policisë gjermane kanë rënë gjashtë të rinj shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mediet në vend bëjnë me dije se operacioni për arrestimin e shqiptarëve u krye në dy zona, në Keupstraße dhe në Kalk.

Policia gjermane arrestoi të rinjtë në banesat e tyre. Ndërkohë në banesën e njërit prej tyre policia sekuestroi 37 qese me kokainë gati për shitje.

Të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike në brendësi të qytetit Neumarkt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco