Gjykata administron akt-ekspertizën për Lefter Kokën, Bllako  në një qeli me ish-ministrin

Gjykata administron akt-ekspertizën për Lefter Kokën, Bllako në një qeli me ish-ministrin

12:11, 11/11/2022
A+ Aa A-

Eshte zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar senaca pas kërkesës së ish ministrit të arrestura për korrupsion.

Ekspertët paraqitën situatën shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit Lefter, i cili kërkon në Shkallën e Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbutjen e masës së sigurisë.

Togat e zeza administruan aktin e ekspertizës të gjendjes shëndetësore të Kokës, që sipas eskpertëve, paraqitet delikate. Seanca e radhës u caktua të mbahet të premten e ardhshme ku do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën. Koka kërkon ndryshimin e masës së sigurisë  nga arrest me burg që mdodhet momentalisht në një masë më të butë.

Kërkesa është për njërën nga masat e caktuara nga Gjykata, atë të Fierit, ndërsa për Elbasanin atij iu rrëzua rreth 2 javë më parë. Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës.

Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco