Edhe shoferi i kryebashkiakut i plagosur, sulmi i dytë mbi Kokoneshin

Edhe shoferi i kryebashkiakut i plagosur, sulmi i dytë mbi Kokoneshin

10:22, 11/11/2022
A+ Aa A-

Është plagosur me thikë kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi nga Erges Xhelili pas një sherri në poliklinikën e Divjakës. 

I lënduar ka mbetur edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari. Kokoneshi ka pasur një debat me tone të ashpra me Erges Xhelilin, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, i cili më pas e ka qëlluar me thikë. Në këto momente ka ndërhyrë shoferi i Kokoneshit për t’i ndarë, por Xhelili ka goditur edhe këtë të fundit. 

Xhelili ka qenë ish punonjës i IT në bashki në e Divjakës dhe është arrestuar.  Partnerja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Më herët, Kokoneshi është dhunuar nga një i ri në mes të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi ai që ka denoncuar në polici për 32-vjeçarin Dritan Sterkaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco