Sera me hashash në Dimal, policia jep detajet, ja emrat e rojeve të drogës

10:05, 11/11/2022
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku dha detaje nga aksioni për sekuestrimin e një sere kanabisi në Dimal.

Sipas policisë, u sekuestruan 700 arka me kanabis, 8 thasë me hashash dhe sasi të tjera. Po ashtu janë shoqëruar disa gra që punonin në atë serë.

Po ashtu janë zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga një ditë më parë në Berat. Bëhet fjalë për 9 rojet që kujdeseshin me armë zjarri për serat me kanabis.

Ata janë:

1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik 

2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher 

3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezh 

4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fush krujë Nikël. 

5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher 

6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë 

7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovic, pronari që kishte lënë me qera serat. 

8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë 

9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.

Gjithashtu është bërë me dije se gratë që u shoqëruan në komisariat pagueshin 50 mijë lekë të vjetra për ditë pune. Gratë u kapën duke u kujdesur dhe pastruar bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në sera në fshatin Dronovicë të bashkisë Dimal. Ato ishin marrë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ishin dërguar atje për të punuar. Policia bëri shoqërimin e tyre në komisariat me autobus, duke qenë se bëhej fjalë për 105 punëtorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco