Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Të marr jetën mor by***ir'/ Shefi i Komisariatit Pukë shkarkohet pasi kërcënoi dhe dhunoi qytetarin

'Të marr jetën mor by***ir'/ Shefi i Komisariatit Pukë shkarkohet pasi kërcënoi dhe dhunoi qytetarin

21:21, 08/11/2022
A+ Aa A-

Shefi i Komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri, është shkarkuar nga detyra pas denoncimit të një qytetari me video ku dhunohej e kërcënohej me jetë nga drejtuesi i komisariatit.

Njoftimi
Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi Pjerin Lazri, duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco