I akuzuar për përdhunimet/ Dyrmishi erdhi me taksi, të afërmit e rrahën

I akuzuar për përdhunimet/ Dyrmishi erdhi me taksi, të afërmit e rrahën

10:07, 02/11/2022
A+ Aa A-

45-vjeçari Bledar Dyrmishi, i njohur në Greqi me emrin Spartak Dyrmishi, ka dalë para Gjykatës së Athinës. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe rrëmbim personi.

Dyrmishi kishte veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, ndërsa tatuazhi me dy vija në krahun e tij të majtë ishte i dukshëm. Sipas deklaratës së tij, 45-vjeçari ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavia me një taksi që kishte marrë nga Athina. Prej aty u nis për në Vlorë, ku kërkoi strehim në banesën e nënës së tij. 

45-vjeçari kishte me vete pak ushqim që mund ta mbante për disa ditë, element që i çon autoritetet në përfundimin se ai do të fshihej derisa çështja të qetësohej dhe më pas të ikte në Europë, shkruan Ora News.

Në Shqipëri ka qëndruar në vende të ndryshme dhe në shtëpinë e një të afërmi. Mirëpo, kur ata që e kuptuan arsyen e zhdukjes së tij nga Greqia, e rrahën dhe, siç tha ai në polici, beson se kanë qenë edhe ata që e kanë “dorëzuar” tek autoritetet.

Njëkohësisht del në dritë edhe një ankesë e tretë ndaj përdhunuesit me ​​tatuazh. Mesditën e djeshme një grua ka shkuar në Komisariatin e Kifisisë dhe ka denoncuar se ka qenë viktimë e 45-vjeçarit shqiptar, shkruan Protothema.

Gruaja, siç ka pohuar, ka hasur autorin që tentoi ta sulmonte, por në momentin e fundit arriti t'i shpëtonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco