Fëmijë të mitur, shpërndarës të dozave të drogës në Durrës

Fëmijë të mitur, shpërndarës të dozave të drogës në Durrës

09:35, 02/11/2022
A+ Aa A-

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi shpërndante drogë në doza në lagje të ndryshme të qytetit.

Me finalizimin e operacionit "November"u arrestua M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike.," njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Shtytja e të miturve në krim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco