Ferma kanabisit , autoritetet spanjolle çmontojnë bandën e shqiptarëve, 5 në pranga

Ferma kanabisit , autoritetet spanjolle çmontojnë bandën e shqiptarëve, 5 në pranga

14:46, 10/10/2022
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 5 anëtarë të një bande shqiptare që kultivonte kanabis në një provincë në perëndim të Spanjës.
Policia arrestoi 5 shtetasit shqiptarë të cilët kujdeseshin për një plantacion masiv kanabisi me mbi 3000 rrënjë. Ndërhyrja e autoriteteve erdhi pasi ‘ferma’ e shqiptarëve në Sant

Carles de la Ràpita lëshonte erë të fortë të drogës e cila u ndje nga një patrullë civile.
Kur morën autorizimin gjyqësor dhe siguruan përforcime, policia ndërhyri në plantacion dhe arrestoi pesë personat ndërsa konfiskuan gjithsej 3200 bimë kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco