Atentat me 7 plumba shqiptarit në Itali/ 39-vjeçari në gjendje të rëndë, transportohet në spital

Atentat me 7 plumba shqiptarit në Itali/ 39-vjeçari në gjendje të rëndë, transportohet në spital

13:03, 10/10/2022
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali.

Nga raportimet e mediave vendase, shqiptari ishte një banor i Vittoria-s, ku dyshohet se u qëllua gjatë natës me 6 ose 7 të shtëna në një fshat midis provincave Vittoria dhe Pedalino.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco