Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

‘Loja mbaroi’ për dy biznesmenë. Si u zbuluan në lokalet e tyre, organizonin lotari

‘Loja mbaroi’ për dy biznesmenë. Si u zbuluan në lokalet e tyre, organizonin lotari

10:36, 10/10/2022
A+ Aa A-

Dy persona, pronarë lokalesh, u arrestuan nga efektivët e Komisariatit Nr. 4, në operacionin e koduar “Game over”.

Në pranga ranë shtetasit:

– S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;

– F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco