Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

Anglia dënon me 6 vjet burg të fortin e Shkodrës, u dyshua për atentatin ndaj Hekuran Billës

Anglia dënon me 6 vjet burg të fortin e Shkodrës, u dyshua për atentatin ndaj Hekuran Billës

09:57, 10/10/2022
A+ Aa A-

I akuzuar për disa atentate në Shqipëri, por që ia ka hedhur të gjitha herët që është vënë nën akuzë, Gjekson Pusi është arrestuar në Angli. Ai është vënë nën akuzën e mbajtjes së armëve, drogës dhe parave cash dhe është hetuar e gjykuar, ndërsa ka dalë para Gjykatës për t’u njohur me vendimin që e ka lënë pas hekurave për 6 vite.

I riu nga Shkodra, sipas të dhënave, sot është 34 vjeç dhe sipas mediave britanike ai nuk ka kundërshtuar akuzën vendase për asnjë nga akuzat e ngritura. Për pasojë, shqiptari është lënë në qeli për të vuajtur dënimin e caktuar nga Gjykata. Në të dhënat që pasojnë emrin e shkodranit mësohet se përveç armës dhe kanabisit, atij iu sekuestruan në momentin e arrestimit edhe rreth 6 mijë sterlina dhe një sasi kokaine.

Po si njihet Pusi në Shqipëri?

Gjekson Pusi është një emër i njohur për Policinë shqiptare. Ai u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, por ai e mohoi të kishte lidhje me ngjarjen. Policia ngriti dyshimin se ai ka qenë shoferi i mjetit “Mercedez” i përdorur në atentatin ndaj të riut, të ndodhur në zonën e Tiranës së Re. Por Pusi i marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, asokohe, pohoi se mbrëmjen e 30 qershorit kur ndodhi krimi, ka qenë në banesën e tij në Shkodër.

Ai përdori si argument faktin se ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhënë nga Gjykata e këtij rrethi për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë së Shkodrës ndaj Pusit ishte ngritur edhe dyshimi se mund të ishte autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës, nipit të Luan Harushës, deputet i PS-së në këtë qark. Gjekson Pusi është arrestuar edhe në muajin tetor të vitit 2019, ndërsa u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një armë zjarri të llojit “Zastava” me dy krehra me fishekë në Shkodër.

Brenda pak minutash, 33-vjeçari ra në prangat e Policisë në kushtet e flagrancës, teksa ecte në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Sipas të dhënave më herët, Gjekson Pusi ka qenë i dënuar me tetë vite burg për “Vjedhje me armë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco