Ndryshon komandanti i KFOR në Kosovë, gjenerali hungarez ia dorëzon një italiani

Ndryshon komandanti i KFOR në Kosovë, gjenerali hungarez ia dorëzon një italiani

09:44, 10/10/2022
A+ Aa A-

Sot në shtabin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII.

Ceremonia fillon ne ora 10:00, në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovafilm, në Prishtinë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do të kryesojë aktivitetin, njoftoi RTK duke cituar Zyrën e KFOR-it për Marrëdhënie me Publikun .

Sipas njoftimit Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco