Arratiset nga qelia shqiptari i dënuar me burgim përjetë

Arratiset nga qelia shqiptari i dënuar me burgim përjetë

13:43, 09/10/2022
A+ Aa A-

Arratiset një shqiptar nga burgu i Domokos, Greqi.

Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në organizate kriminale trafiku droge dhe armëmbajtje pa leje, kishte marrë leje dhe duhet të kthehej në burg në datën 6 tetor.

Rezulton se nuk është kthyer dhe është shpallur person në kërkim.

Sipas njoftimit, 48-vjeçari ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, vepra për të cilat ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco