‘Katunari’ porositi vrasjen e ‘Manecit’ në Sukth, premtoi 150 mijë euro për ekzekutimin

‘Katunari’ porositi vrasjen e ‘Manecit’ në Sukth, premtoi 150 mijë euro për ekzekutimin

22:32, 07/10/2022
A+ Aa A-

Vrasja e Arben Mërkurit u porosit nga një person të cilit viktima dyshohej se i kishte ekzekutuar një të afërm.

Vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj, në dëshminë e tyre dhënë për autoritet, zbuluan detaje dhe nga atentati mafioz ndaj Mërkurit, të njohur si “Maneci”, më 18 maj të 2022.

Burimet për mediat bëjnë me dije se në dosjen hetimore, dy vëllezërit kanë treguar se personi i interesuar për vrasjen e Mërkurit ka ardhur nga jashtë vendit dhe shuma e premtuar për këtë ekzekutim ishte 150.000 Euro. Komunikimi bëhej me anë të një aplikacioni.

“Personi interesuar komunikonte me aplikacionin SINJAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi”.

Mes rrëfimeve të dy vëllezërve, ata kanë treguar se makina tip ‘Mercedes Benz’ ‘E Class’ që shihni në këto pamje, e cila u përdor në vrasjen e Don Boskos, ishte marrë prej tyre për të ruajtur lëvizjet e Manecit.

Edhe pse vëllezërit kanë treguar pjesëmarrësit në ekzekutimin e tij, policia dhe prokuroria nuk kanë mundur ende të zbulojnë porositësit./ tvklan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco