Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Kapet një person i armatosur në Durrës, tentoi të fshihej në lokalin e tij

Kapet një person i armatosur në Durrës, tentoi të fshihej në lokalin e tij

09:24, 07/10/2022
A+ Aa A-

Lëvizte me armë zjarri me vete dhe për t’i shpëtuar Policisë futet në lokalin e tij, me qëllim fshehjen e armës, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

I arrestuari është Blendi Rrogozhina 44 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës

Njoftimi i policisë

Durrës- Lëvizte me armë zjarri me vete dhe për t’i shpëtuar Policisë futet në lokalin e tij, me qëllim fshehjen e armës, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të kontrolleve “blic” ndaj shtetasve e në ambiente të ndryshme, në qarkun e Durrësit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë vijuar planin operacional të koduar “Terreni”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– B. R., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas sapo ka evidentuar shërbimet e Policisë, është futur në lokalin e tij dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete. Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur që arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municioni luftarak, t’i gjenden dhe t’i sekuestrohen menjëherë 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco