Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Sherri me armë në Vlorë, arrestohet pas dy muajsh në kërkim 54-vjeçari

Sherri me armë në Vlorë, arrestohet pas dy muajsh në kërkim 54-vjeçari

18:11, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një 58-vjeçar me inicialet F.K., është vënë në pranga pasi akuzohet i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 58-vjeçari është kapur në fshatin Karbunarë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 27 korrik i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kjo pasi dyshohet se më 6 qershor, në fshatin Karbunarë, 58-vjeçari ka kanosur një tjetër person me inicialet N. M., për motive të dobëta, me armë zjarri automatike. Arma u sekuestrua nga Policia, ditën e ngjarjes, ndërsa 58-vjeçari u shpall në kërkim. Ai qëndroi në arrati për më shumë se dy muaj dhe sot u arrestua.

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Karbunarë”.  Kapet dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Karbunarë”, si rezultat i të cilit, në fshatin Karbunar, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim F. K., 58 vjec, banues në Karbunarë, Selenicë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 27.07.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet se më datë 06.06.2022, në fshatin Karbunarë, Selenicë, ka kanosur shtetasin N. M., për motive të dobëta, me armë zjarri automatike (e cila është sekuestruar nga Policia, ditën e ngjarjes). Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco