5 djem futen në Universitetin Bujqësor, vjedhin dy bagëti të trasha

5 djem futen në Universitetin Bujqësor, vjedhin dy bagëti të trasha

10:22, 06/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Kamzës ka arrestuar në flagrancë 5 djem, bashkëpunëtorë në vjedhje, të cilët kanë marrë dy bagëti në fermën didaktike në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.

“Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco