VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina përplas motomjetin, plagoset drejtuesi

08:41, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë.

Në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco