Gazetari: Ja pse vëllezërit Beqiraj u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë

Gazetari: Ja pse vëllezërit Beqiraj u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë

20:24, 04/10/2022
A+ Aa A-

Gazetari i RTV Ora, Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i vëllezërve Beqiraj të cilët punon si vrasës me pagesë dhe nga rrëmbimi i njërit prej tyre.

Ai tha se pas rrëmbimit është vënë policia në ndjekje dhe autorët e kanë braktisur makinën bashkë me pengun brenda. Ai shtoi se më pas dy vëllezërit janë shoqëruar në polici dhe aty kanë kërkuar mbrojtje të jetës së tyre dhe familjarëve të tyre.

Qyno: Vëllezërit Beqiraj janë goditur kur kanë qenë mbi një motor në Shijak. Për shkak se situata është raportuar në fillim, drejtuesit e makinës kanë shkëmbyer fjalë dhe janë konfliktuar me vëllezërit, ndërsa një nga vëllezërit është marrë me makinë dhe është larguar, pikërisht është kuptuar se ka qenë një ngjarje kriminale dhe jo një aksident.

Patrulla i është vënë pas makinës dhe ka njoftuar policinë e Durrësit për ta rrethuar automjetin. Mjeti është braktisur nga autorët dhe pengu Beqiraj është lënë i lirë.

Vëllezërit janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje dhe ata kanë shprehur vullnetit për të bashkëpunuar për një sërë krimesh. Ata kanë kërkuar që tu garantohet jeta e tyre dhe familjarëve të tyre.

Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe ka rezultuar se në banesën e Rrumit të Shijakut është bërë një kontroll nga RENEA dhe është ndërhyrë në të tria qarqet sepse ka pasur frikë se mund të reagohet ndaj policisë. Dëshmia e tyre ka konfirmuar disa ngjarje kriminale të ndodhura deri më sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco