Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndërtimet pa leje, 'kokë turku' 4 policë! Ja dokumentet që nxjerrin zbuluar qeverinë

18:00, 30/09/2022
A+ Aa A-

Kreu i Komisariatit Nr.1 dhe tre vartës të tij janë pezulluar nga puna me argumentin e mosmarrjes së masave për ndërtimet pa leje në zonën e Farkës. Ndërkohë Syri Televizion ka siguruar një dokument që rrëzon pretendimet e qeverisë. Në dokument faktohet se Komisariati Nr.1 që në datën 18 mars i ka bërë shkresë IMT-së, Bashkisë Tiranë dhe IKMT të kryejnë inspektime për verifikimin e ligjshmërisë për objektet që po ndërtohen në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Në kuadër të operacionit për bllokimit e ndërtimeve të paligjshme katër zyrtarë të Komisariatit numër 1 në Tiranë janë pezulluar nga detyra këtë të premte nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me argumentin se nuk ndërhynë për bllokimin e ndërtimeve pa lejë në zonën e Farkës.

Mes të pezulluarve janë Bujar Mehmeti, Shef I komisariatit numër 1, efektivi Nazmi Kareci, i cili  ka për detyrë mbikqyrjen e zonës, Alban Ramaj, Inspektor i krimeve në zonën e Farkës dhe Flamur Sula, Shef i Postës policore në Farkë.

Ndërkohë pezullimi i katër policive për t'i bërë kokë turku në kuadër të Vendimit të qeverisë për operacionin kundër ndërtimeve pa leje që nisi në 8 shtator të këtij viti nxjerr zbuluar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë Rama, të cilat zyrtarisht kanë pasur dijeni për ndërtimet pa leje në zonën e Farkës dhe zona të ndryshme rreth qendrës së kryeqytetit.

Syri Televizion ka siguruar një shkresë të Komisariatit NR 1 në Kryeqytet drejtuar Inspektoriatit Mbrotjes Territorit që është nën varësi të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ku i vë në dijeni për ndërtimet pa leje Tiranë.

Në dokumentin që mban datën 18 mars 2022, Komisariati numër 1 në Tiranë kërkon nga IMT dhe IKMT kë kryejnë inspektime për verifikimin e ligjshmërisë për objektet që po ndërtohen në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Komisariati numër 1 në dokument evidenton se janë rreth 18 kompani që po ndërtojnë në këtë zonë, e që e konsiderojnë me risk të lartë për ndërtime të paligjshme.

Dokumenti mban firmën e Shefit të Komisariatit Nr.1, Kryekomisar Bujar Mehmeti, teksa janë në dijeni të relacionit edhe nënkomisarët Alban Ramaj dhe Flamur Sula të pezulluar së fundmi dhe nënkomisari Alban Laçi

Ky dokument fakton se ndërtimet pa leje që mbinë në Farkë dhe qendër nuk kanë ndodhur pa dijeninë e institucioneve, sikurse pretendon ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Kryeministri Edi Rama.

Aksioni i qeverisë kundër ndërtimeve pa leje nisi 7 muaj pasi ishin vënë në dijeni nga institucionet shtetërore për këtë paligjshmëri.

Ndërkohë këtë të premte një tjetër pallat me kate pa leje në afërsi të Drejtorisë Policisë Tiranë është çuar për verifikim. Në operacion ishte i pranishëm ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco