Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari nga Vlora, policia i gjeti 1 thikë gjatë kontrollit fizik

Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari nga Vlora, policia i gjeti 1 thikë gjatë kontrollit fizik

12:28, 30/09/2022
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasi E. J., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjëndje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi E. J., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Xh., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. D., se 33-vjeçari i ka vjedhur rrjetën e peshkimit, me vlerë 1000 euro.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 52 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja S. P., se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.  

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 31 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi dyshohet se ka prerë pemë disa pemë, në vendin e quajtur “Shadhje”, në fshatin Leshnicë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco