'U qëllua një person' - VIDEO/ Telefonata e rremë alarmon policinë e Vlorës, forca të shumta zbarkojnë në terren

20:35, 29/09/2022
A+ Aa A-

'Ka të shtëna me armë zjarri, u qëllua një person'! 

Kjo ka qenë telefonata e rremë e mbërritur në sallën operative që ka alarmuar policinë e Vlorës. 

Forca të shumta policore dhe një autoambulancë kanë zbarkuar në terren në kërkim të skenës së krimit. 

Sipas telefonuesit, të shtënat kishin ndodhur në zonën e Centrales. 

Për disa minuta me radhë forcat e rendit dhe ato të FNSH nuk kanë arritur të gjejnë vendngjarjen. 

Policia e Vlorës njoftoi më pas se telefonata ka qenë e rremë dhe se nuk ka të shtëna apo të plagosur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco