Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vrasja e Jan Prengës, Gjykata vendos burg përjetë për Festim Bixhdilin

Vrasja e Jan Prengës, Gjykata vendos burg përjetë për Festim Bixhdilin

15:33, 29/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme GJKKO ka vendosur sot dënimin me burg të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës, janarin e vitit 2020, raporton News24.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Hetuesit besojnë gjithashtu se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.

Prenga pas rrëmbimit u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Festim Bixhdili ishte kopshtari i kompleksit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Për ngjarjen u arrestuan Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco