Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

FOTO/ Sulmoi policen me kaçavidë, ja kush është shqiptari i plagosur

FOTO/ Sulmoi policen me kaçavidë, ja kush është shqiptari i plagosur

13:00, 27/09/2022
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në zonën e Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”, ku po kërkohen eksponentë të krimit të organizuar të përfshirë në grabitje dhe shitje të drogës në kryeqytetin helen.

Protagonist i këtij aksioni është bërë një 30-vjeçar shqiptar, i cili gjatë tentativës së arratisjes është konfliktuar fizikisht me një efektive të policisë, në momentin kur kjo e fundit po largohej drejt makinës private pasi nuk ndihej mirë.

Shqiptari, sipas mediave greke, e ka plagosur me kaçavidë efektiven greke, ndërsa kjo e fundit për t’u vetëmbrojtur e ka qëlluar në këmbë me armë.

Shqiptari, i identifikuar si shtetasi Esmin Ferhati është transportuar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe mësohet se ka marrë pjesë në të paktën katër grabitje të mëdha në Athinë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco