U dënua me 12 vjet për gjobëvënien ndaj Ylvi Beqja, Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

U dënua me 12 vjet për gjobëvënien ndaj Ylvi Beqja, Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

13:52, 25/09/2022
A+ Aa A-

Gilmando Dani, një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit i dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë, ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht.

Kërkesa është depozituar në gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohet me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg.

“Ora News” mëson se aktualisht në gjykatën e Kavajës, janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, por ende trupi gjykues nuk ka dalë me një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Kërkesa po shqyrtohet në këtë gjykatë pasi Dani vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë.

Dani, rezulton i dënuar me 12 vjet heqje lirie për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Sipas gjykatës Gilmando Dani,së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës./oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco