EMRI/ Thikë dhe drogë në makinë, arrestohet 32 - vjeçari në Durrës

EMRI/ Thikë dhe drogë në makinë, arrestohet 32 - vjeçari në Durrës

13:18, 25/09/2022
A+ Aa A-

Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, evidentohet gjatë kontrolleve “blic” në kuadër të planit operacional të koduar “Terreni” dhe vihet në pranga 32-vjeçari në Durrës.

Sekuestrohen drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).

Policia e Durrësit, ka arrestuar 32 vjeçarin, Ervin Arapi

Njoftimi:

Durrës/Vijojnë kontrollet dhe operacionet “blic”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, evidentohet gjatë kontrolleve “blic” në kuadër të planit operacional të koduar “Terreni” dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco