Mbyllja e kolegjit turk, juristi: Arsyet që dha qeveria nuk janë të besueshme

Mbyllja e kolegjit turk, juristi: Arsyet që dha qeveria nuk janë të besueshme

12:47, 25/09/2022
A+ Aa A-

Jursti, Artan Manushaqe thotë se arsyet që dha qeveria për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, nuk janë të besueshme.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Manushaqe u shpreh se për shkak të standardeve, por edhe të historikut të këtij kolegji, është e paparanueshme që të merret një masë e tillë drastike.

“U dhanë dy arsye që për mendimin tim, nuk janë të besueshme. Për gjimnaznin “Mehmet Akif” u dha një arsye se është ndryshuar adresa. U dha dhe një argument tjetër që nuk janë vënë dritat dhe tabelat në mënyrën e duhur, në lidhje me pozicionin e maturantëve. Përfaqësuesit e institucionit i përgënjeshtruan dhe thanë që kanë marrë masat.

Edhe për shkak të historikut që ka vetë kolegji “Mehmet Akif”, nuk është e pranueshme në parim, që të marrësh një masë kaq drastike sa të pezullosh arsimin dhe të rikërkosh rishpërndarjen e këtyre maturantëve në institucione të tjera. Këta nuk kishin marrë informacion zyrtar”, theksoi ai.

Gjimnazistët e kolegjit turk, “Mehmet Akif” do të protestojnë të hënën para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin për mbylljen e këtij institucioni arsimor.

Tre ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco