Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Plagosja me thikë në Dhërmi, prangoset 46-vjeçari

Plagosja me thikë në Dhërmi, prangoset 46-vjeçari

11:46, 25/09/2022
A+ Aa A-

Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Dhërmi. 

Pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco