Qarkullonte me dorezë metalike dhe thikë, prangoset 27-vjeçari në Gjirokastër

Qarkullonte me dorezë metalike dhe thikë, prangoset 27-vjeçari në Gjirokastër

09:40, 25/09/2022
A+ Aa A-

Qarkullonte me armë të ftohta në automjet, vihet në pranga 27-vjeçari në Gjirokastër.

27-vjeçarit, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike dhe një thikë.

“Në vijim të kontrolleve “blic”, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër, për veprën penale "Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

27-vjeçarit, nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).” – njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco