Nano deklarata të forta para së të shkarkohej: U dekonspiruan 14 operacione kundra mafias

22:44, 05/09/2022
A+ Aa A-

Të paktën 14 operacione policore për kapjen e personazheve të fortë të mafias shqiptare, janë dekonspiruar, duke ndihmuar në arratisjen e tyre. Ky informacion u dha nga Gledis Nano për një media franceze, vetëm pak ditë përpara së ai të shkarkohej nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit. Në reportazh, Nano tha se nga operacioni Golden Fish u kapën 18 kriminelë, ndërsa 14 të tjerë ishin njoftuar për aksionin duke i shpëtuar arrestimit.

Pak ditë para së të shkarkohej nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka deklaruar se 14 kriminelë të rrezikshem të mafias shqiptare u arratisën per shkak te dekonspirimit të opëracioneve.

Këto deklarata ish-kreu i policisë i tha në një intervistë për reportazhin "Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole. Duke iu referuar operacionit policorGolden Fish, Gledis Nano tha se u kapën vetëm 18 personazhe te krimit ndërsa 14 prej tyre, trafikantë dhe vrasës me pagesë, arritën të arratiseshin pasi ishin njoftuar për aksionin.

"Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Nuk dihej nga cilët persona vinte ky dekonspirim. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..18, anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë."-tha ai.

Më tej Gledis Nano thotë se i është dashur të sanksionojë shumë kolegë të tij të cilët mbanin pozicione shumë të larta në Policinë e Shtetit. Nano thekson në dokumentar se në qoftë se një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla dhe një nga këto është lufta kundër korrupsionit.

Gledis Nano u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit nga ministri Bledi Çuçi më 31 gusht të këtij vitit, me pretendimin se nuk kishte përmbushuar objektivat e tij në luftën kundër krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco