Mashtruesi turk del sot para Gjykatës, pritet ekstradimi në Turqi

Mashtruesi turk del sot para Gjykatës, pritet ekstradimi në Turqi

09:23, 02/09/2022
A+ Aa A-

Mashtruesi i kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer, i cili u arrestua në një plazh në jug të Shqipërisë do të dalë sot para Gjykatës në Elbasan.

Dje prokuroria ka kërkuar për të masën e sigurisë arrest në burg për të. Gjithashtu sot pritet të vendoset edhe për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 dhe që prej atëherë jetonte në vende të ndryshme, kurse së fundmi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

28 vjeçari u arrestua në një kompleks vilash në Drimadhë. Bashkë me të në polici u shoqëruan Evaldo Haxhiu 37 vjeç nga Durrësi, nipi i Armando Dukës dhe 36 vjeçari nga Tirana, Bojken Shkëmbi, të cilët ndodheshin me të.

28-vjeçari Farku Ozer prej një vit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Intepol Ankara për veprat penale, “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Turqia është në pritje të ekstradimit të tij siç bëri me dije ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu. Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e Ozerit u ndanë me policinë turke, pas së cilës identiteti i tij u konfirmua, ndonëse kishte bërë ndryshim në pamje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco