Aksident tragjik në Kuçovë/ Djali humb kontrollin e motorit, nëna gjen vdekjen nga përplasja

18:07, 01/09/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në fshatin Goraj në Kuçovë.

Sipas burimeve për SYRI-n, 20-vjeçari ​Leonard Pasho ka qënë duke qarkulluar me motorr së bashku me nënën e tij në rrugën Perondi-Goraj dhe ka humb kontrrollin e motorrit, ku nëna 46-vjeçe Miranda Pasho përplaset me bordurën dhe gjen vdekjen.

Gjatë përplasjes, nëna Miranda Pasho, 46-vjeçe, ka përplasur kokën me bordurën dhe ka gjetur vdekjen rrugës gjatë mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe matjet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksisentit, që paraprakisht mendohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte 20-vjeçari me motorr.

20-vjeçari është shoqëruar në DVP Berat, ku do merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit tragjik që i mori jetën nënës së tij.

Kuçovë/ Informacion paraprak

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco