Vrau vëllanë dhe kunatën, autori në gjykatë: U mbrojta pasi më shantazhonin...Kam bërë 7 kallëzime

Vrau vëllanë dhe kunatën, autori në gjykatë: U mbrojta pasi më shantazhonin...Kam bërë 7 kallëzime

17:02, 01/09/2022
A+ Aa A-

Autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, Arsen Meskurti ka dalë sot para gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Meskurti, i njohur ndryshe dhe me emrin Hamza, ka thënë para togave të zeza, se ‘ka bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën dhe se armën e ka pasur me leje.

Gjithashtu autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit ka sqaruar se kallëzimin e fundit e ka bërë ditën e vrasjes.

Duke u justifikuar për aktin e tij makabër, 38-vjeçari tha se e kreu krimin pasi ata e shantazhonin. “Me shantazhonin dhe mbrojtjen e bëra për këtë arsye”, pohoi në gjykatë autori. Pas dëshmisë së tij, avokati i tij, kërkoi 30 ditë kohë për të bërë një akt për gjendjen psikike të klientit të tij, pasi përdor ilaçe.

Kujtojmë se ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e 30 gushtit në afërsi të Rrugës së Kavajës. 38-vjeçari pas shumë konfliktesh për çështjes pronësie me të vëllanë dhe një shumë prej 17 milionë lekësh që ky i kishte viktimës, shkoi në agjencinë turistike të 44-vjeçarit dhe e vrau bashkë me të shoqen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 02/09/2022 02:41

Psikopat. Vritet vellai?!

Shto koment

Denonco