Caktohen masat për 3 spiunët e dyshuar që tentuan të hynë në Uzinën e Gramshit

Caktohen masat për 3 spiunët e dyshuar që tentuan të hynë në Uzinën e Gramshit

13:45, 24/08/2022
A+ Aa A-

Arrest me burg për  3 spiunët e dyshuar që tentuan të hynë në Uzinën e Armëve në Gramshit.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt.

Avokatët e dy rusëve dhe e ukrainasit kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.

Sipas Gjykatës arrestimi i tre  shtetasve të huaj është i ligjshëm.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekret shtetëror të hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/08/2022 13:50

Arrestoni Edvin Edi Ramën që i futi brënda gjasme për turizëm.

Shto koment

Denonco