VIDEO-SYRI TV/ Banorët e fshatit Kotë të frikësuar nga rruga: Të vendoset sinjalistika përkatëse

14:01, 17/08/2022
A+ Aa A-

Rruga që lidh Vlorën me Qeparoin dhe Borshin është kthyer në rrezik për banorët e fshatit Kotë. Këta të fundit shprehin shqetësimin që kanë si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën kalojnë mjetet, teksa në këtë rrugë të përfunduar vetëm 1 muaj më parë, mungon sinjalistika.

Nga SYRI TV

Banorët e Kotës, dhe fshatrave të lumit të Vlorës prej vitesh kanë kërkuar një rrugë që i lidh me qytetin e Vlorës, por edhe pse tashmë rruga ka përfunduar, problemi i tyre nuk mbaron me kaq. Shpejtësia e lartë e makinave që kalojnë në këtë aks rrugor është kthyer në shqetësim për banorët. Këta të fundit tregojnë se ndihen të rrezikuar.

Banorët e  zonës kërkojnë zgjidhje nga institucionet me vendosjen e  sinjalistikës përkatëse si edhe kufizimin e shpejtësisë në 40 km/h në zonat e banuara.

Rruga e Lumit u përfundua në muajin korrik si zgjidhje për eliminimin e trafikut në qytet dhe lidh Vlorën me Qeparoin dhe më pas me Borshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco