Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shëngjin, bllokohen 3 'Jet Ski' nga Policia Kufitare, drejtuesit e tyre pa asnjë dokument

Shëngjin, bllokohen 3 'Jet Ski' nga Policia Kufitare, drejtuesit e tyre pa asnjë dokument

09:34, 16/08/2022
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Shëngjinit ka bllokuar tre “Jet ski” dhe i ka gjobitur drejtuesit e tyre. Në vazhdën e kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të qarkut të Lezhës, policia ka konstatuar në det te Rana e Hedhun, tre mjete lundruese "Jet ski" që janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë verifikimev, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve.

Në vijim të veprimeve, të tre drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 10.000 dhe 20.000 lekë bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1 si dhe u bllokuan mjetet.

Policia Kufitare e Shëngjinit tha se është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve ee turistëve dhe i fton të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 për çdo rast nevoje për ndihmë apo të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco