Vetëvrasja e çiftit në SHBA: motrat e Belliut kërkojnë kujdestarinë e 2 fëmijëve

Vetëvrasja e çiftit në SHBA: motrat e Belliut kërkojnë kujdestarinë e 2 fëmijëve

08:26, 11/08/2022
A+ Aa A-

Pas tragjedisë së çiftit Belliu në SHBA, kur burrë e grua u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku banonin duke lënë pas dy fëmijë të mitur, krahas zbardhjes së të vërtetës duhet zgjidhur edhe kujdestaria e dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Në SHBA jetojnë dy motrat e Florind Belliut, të cilat mësohet se kanë kërkuar kujdestarinë, nga një postim që është bërë për mbështetje financiare për të vegjlit e rritur në SHBA.

Një zonjë e quajtur Anisela Zhupani ka hapur një llogari për to në GoFundme ku shkruan:

“Jam e sigurtë që të gjithë jemi në dijeni se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan. Florind Belliu dhe Ornela Shehi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin.

Familjarët janë të dërrmuar dhe të gjithë na ka vrarë kjo tragjedi. Lanë mbrapa 2 fëmijë kaq të bukur që iu shemb bota. Fëmijët kanë vetëm 2 halla këtu. Ne nuk mund t’ua rikthejmë prindërit, por ju lutem t’i ndihmojmë t’i rrisin këta 2 ëngjëj të mos ju mungojë gjë dhe të marrin kujdestarinë e fëmijëve.”

Nga kërkesa prej 50 mijë eurosh nga dy motrat e të ndjerit, donacionet deri tani kanë siguruar më shumë se gjysmën e shumës, mbi 28 mijë USD.

‘Mama, mama': 35-vjeçari Florind Belliu hidhet nga ballkoni me të shoqen në SHBA, lënë pas 2 fëmijë të mitur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco